73-vjeçari vrau çiftin Kosta për një mur, mësohet masa e gjykatës

”Arrest me burg”, është masa që ka dhënë sot Gjykata për autorin e vrasjes së dyfishtë para tre ditësh në Gjirokastër. Apostol Kosta, 73-vjeç është njohur me masën e sigurisë në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë, aty ku ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë, pasi tentoi të vetëvritej. Avokati i 73-vjeçarit, Shpëtim Meci ka kërkuar një masë lehtësuese për Apostol Kostën, por gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ta lë në burg pa afat.

Konflikti

Banorë të lagjes “Palorto” ku ndodhi krimi thanë se e gjithë ngjarja mund të ketë ndodhur në harkun e 3 minutave. Sipas tyre, ndonëse kushërinj të parë, Apostoli dhe Aleko ishin në konflikt me njëri-tjetrin për shkak të një muri ndarës. Palët nuk kanë arritur të gjejnë dakordësi mes tyre, ndaj çështja i ka kaluar për kompetencë zgjidhjeje Gjykatës së Shkallës së Parë, më tej në Gjykatën e Apelit. Vendimi i formës së prerë është dhënë më datë 3 tetor 2017, ku paditës ka qenë viktima Aleko Kosta dhe i paditur Apostol Kosta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendimin e cituar nga gjykata thuhet se: “Për sa dhe si u arsyetua më sipër, Gjykata e Apelit Gjirokastër çmon se nuk ekzistojnë shkaqe që e bëjnë të cenueshëm vendimin objekt ankimimi, duke saktësuar në raport me urdhërimin e përcaktuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, vetëm madhësinë e sipërfaqes së truallit që i padituri duhet t’i lirojë dhe dorëzojë paditësit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?