8 DHJETORI/ Maratonë protestash përpara institucioneve qeveritare

Forumi Rinor i Partisë Demokratike të enjten në orën 11:00 do të nis një sërë protestash dhe aktivitetesh. Në ditën e rinisë,  do të ketë protesta maratonë nga FRPD e që do të zhvillohen përpara disa institucioneve, së pari do të zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, për Arsimin sipas meritë-preferencës.

Më pas do të jetë një protestë përpara Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar drejtësi për Arditin, 17 vjeçari që humbi jetën në landfillin e Sharrës.

Po ashtu protestë do të ketë edhe para Ministrisë së Shëndetësisë, për ‘vdekjen e shëndetësisë’, siç edhe  e kanë konsideruar të rinjtë e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej do të vazhdohet para Ministrisë së Brendshme, me sloganin ‘Droga nuk është e ardhmja jonë’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas të rinjtë do të zhvendosen përpara kryeministrisë, ku FRPD proteston: ‘Rama nuk mund të pengojë të ardhmen tonë’.

E në fund rreth orës 14.00 të rinjtë e FRPD kanë organizuar një takim në Qytetin studenti ku nisi lëvizja studentore, ku do te marre pjese dhe kryetari i PD Lulzim Basha

Kujtojmë që 8 Dhjetori është Dita e Rinisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë të protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe ardhjen e demokracisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?