80-vjeçarja: …“Marksi” dhe “Engelsi”më kanë zënë tokat. Rama: Do të bëja deputete
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në kuadër të “bashkëqeverisjes”, bëri përshtypje edhe biseda-dialog midis Kryeministrit Rama dhe një gruaje burrelase rreth 80 vjeçe.
…
Rama: Jepja mikrofonin asaj zonjës aty poshtë, se këtu në Mat, gratë e bëjnë ligjin (të qeshura). Po, pse kush e bënte ligjin, Ahmeti (Zogu) apo Geraldina, si thoni ju?
Gruaja: Përshëndetje të gjithëve. Ti je Kryeministri i Shqipërisë. Dhe ne kemi besim të qeveria, te pushteti, por ama në qytetin e Burrelit unë jam pensioniste me 140 mijë lekë, që kam punuar 33 vjet në Postë-Telekomunikacion. Jam qytetare e Burrelit, e vjetër, bashkë me të gjithë prindërit e mi. Qejf kam të më dëgjosh deri në fund, se jam nëna juaj.
Rama: Unë po të dëgjoj, po do që të të çohem edhe në këmbë, po çohem…
Gruaja: Tani ne në qytetin e Burrelit, këto pasuri qe kemi: minierë, krom, dru, gjithçka dhe qyteti i Burrelit është më i varfëri në të gjithë zonat e Veriut. Kromi ynë shkon në Tiranë, shkon në Turqi, shkon në Kinë, gjithandej dhe rrugët tona janë shtrembra-shrembra e shema-shema. Jam duke shkuar 80 vjeçe. Më vjen shumë keq për qytetin e Burrelit, pasi ka qenë qytet lulesh, qytet mollësh, më i miri në zonën e Veriut… Hidrocentrali i Burrelit më ka zënë në 300 dynym tokë në Ulëz, “Karl Marksi” dhe “Frederik Engelsi”. Ça t’i bëj mor zoti Kryeministër, unë kam që nga 2014 pa paguar dritat, ti thuaj do të fus në burg.
Rama: Mirë, dakord, dakord e mora vesh…
Gruaja: Edhe unë do të flas deri në fund, pasi i kam dhe dy-tre pyetje…
Rama: Ti do të flasësh, por do të flasin edhe të tjerët.
Gruaja: Për atë pronën atje, s’më ka dhënë askush asnjë dhjetë qindarksh. Dhe uëë kam dashur ta paguaj dritat, por me kanë ndodhur disa fatkeqësish. Pra, s’jam e zonja kurë të paguajë 2014-n… Kam një lokal me të vogël me katër tavolina.

