84 ditë protestë, qindra qytetarë mblidhen para Kryeministrisë
Qytetarët janë mbledhur sërish sot në protestë para Kryeministrisë.
Në ditën e 84-t të kësaj proteste, qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, janë nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë.
Me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë ndryshim politik dhe qeverisës.
Protesta, e cila vijon prej 84 ditësh, nisi fillimisht në kundërshtim me zhvillimet lidhur me projektin në Zvërnec, por më pas u zgjerua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe establishmentit politik.
Pas mbërritjes para godinës së Kryeministrisë, pritet të vijojnë fjalimet dhe thirrjet e protestuesve. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

