A duhet kthyer shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Shqipëri? Shumica e të rinjve e kundërshtojnë…

Radio “Europa e Lirë” shkruan ndër të tjera se “A duhet kthyer shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Shqipëri?”.
Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, në Shqipëri është folur herë pas here për nevojën e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili është hequr në vitin 2010, pas anëtarësimit në NATO një vit më herët.
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Kollçaku, thotë se kush e ka kryer këtë shërbim, e ka më të lehtë të pranohet si rezervist, ndërsa të tjerët duhet t’u nënshtrohen testimeve dhe trajnimeve.
Ai shton se kjo çështje është diskutuar brenda qarqeve vendimmarrëse, por se ende nuk ka ndonjë gjë konkrete.
“Kur është e gjithë popullata e stërvitur, është më mirë kur ka kërcënime e rreziqe të shkallës së gjerë… Ideja e [shërbimit të detyrueshëm] qarkullon, nuk ka vendimmarrje, do të jetë në vlerësim të kërcënimeve, sfidave, nevojave…”, thotë Kollçaku, duke shtuar se si ish-ushtarak, ai është pro.
Rikthimi i ushtrisë, mirë do të ishte, por ku të shërbejnë? Nuk kemi reparte këmbësorie, artilerie etj”.
Qiriazi, i cili ka shërbyer për tetë vjet në Forcat e Armatosura, thotë se është pro rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
“Mendoj se shumë të rinj do të përgjigjeshin pozitivisht. Jo të kthehet ushtria siç ka qenë me dy vjet, por me disa muaj”, thotë ai. Dhe lihet të kuptohej se 7-10 muaj duhet ushtri për të rinjtë.
Edhe qytetarët që folën për Radion Evropa e Lirë, janë për rikthim të këtij shërbimi, edhe pse e shohin pak të vështirë.
“Sigurisht që është mirë të ketë një disiplinë, përgatitje. Por, shërbimi ushtarak i detyrueshëm është vështirë të aplikohet, se rinia është duke ikur”, thotë 78-vjeçari Riza Proko.
“Rikthimi i ushtrisë, mirë do të ishte, por ku të shërbejnë? Nuk kemi reparte këmbësorie, artilerie etj. T’i rimëkëmbim njëherë këto, e pastaj…”, thotë Petrit Maliqi.
Forca aktive e Ushtrisë së Shqipërisë përbëhet prej 8.500 pjesëtarësh, ndërsa me rezervistët pritet të rritet për rreth 2.100.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë prej vitesh bën thirrje që të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Qeveria ka miratuar edhe financa shtesë për punonjësit e sektorit të mbrojtjes. Shtesa në pagë shkon deri në 700 euro.
Shqipëria, gjithashtu, pritet të rijetësojë industrinë e vjetër ushtarake. Sipas autoriteteve, ideja ka lindur si nevojë pas ndryshimeve gjeopolitike. Në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare thuhet se synohet modernizimi i Forcave të Armatosura për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë.
Në korrik të vitit të kaluar, Këshilli Evropian ka miratuar një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mbështetur Ushtrinë e Shqipërisë.
Pyetja e shtruar për diskutim “A duhet kthyer shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Shqipëri?” ka krijuar debate të forta në dy anët e klasës politike. Por shumica e rinisë nuk e duan një rikthim të ushtrisë me detyrim.