A po konsumon Rama, krimin e piraterisë televizive dhe një provokim tjetër ndaj presidentit Trump?!

Në kuadër të betejës me presidentin Donald Trump që ka nisur që gjatë zgjedhjeve, CNN së fundmi ka nisur një fushatë intesive me një seri videosh për të diferencuar veten dhe vërtetësinë e lajmeve të tyre, nga mediat që prodhojnë “Fake News”.

Një prej tyre është edhe videoja e mollës dhe “bananes”.

“Kjo është një mollë, por shumë persona mund të të thonë se është një banane, por e vërteta dhe fakti mbeten se çfarëdo që të thonë të tjerët, molla do mbetet një mollë”, është mesazhi që përcillet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo video u kap me shpejtësi, edhe nga politika në Shqipëri. Mbrëmë në orët e vona të natës, Saimir Tahiri i falënderoi në faqen e tij në FB, të gjithë ata që e kishin uruar për ditëlindjen dhe që i gjenden përkrah në këto kohë të vështira, pikërisht me videon e mollës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që kërkon të na thotë Tahiri është se lidhjet e tij me klanin e drogës Habilaj, nuk janë ashtu si duken: Pavarësisht se “mollën” e tij e paraqesin si “banane”, ajo mollë do mbetet gjithmonë!

Sot në mëngjes të njëjtën gjë me videon e CNN, bëri edhe Edi Rama.

Presidenti Trump vazhdon që të mbajë të njëjtin qëndrim për shumë media që prodhojnë lajme të rreme dhe nga ana tjetër është e drejta e tyre që të vetëmbrohen, si në rastin e CNN.

Pyetja është: Po Edi Rama që kontrollon çdo televizion pa përjashtim këtu në Shqipëri, ku hyn këtu? Nëse e ka fjalën për ato pak portale që e dekonspirojnë dhe kritikojnë, atëherë të paktën formalisht, duhej të ishte në anën e presidentit Trump dhe jo ti bënte sërish një provokim dhe karshillik të tillë.

Dhe së fundmi një pyetje tjetwr; A e ka marrë të drejtën e transmetimit të kësaj videoje nga CNN?

Nëse jo, atëherë kryeministri i Shqipërisë, është duke konsumuar krimin e piraterisë televizive…

Syri.net

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?