Adem Shehu nderohet me çmimin “Fisnikëria e Tiranës”, Hajdari: Kontributi i tij në Kosovë i jashtëzakonshëm

Komandant Adem Shehu është nderuar me çmimin “Fisnikëria e Tiranës”, vlerësimi më i lartë i Shoqatës Tirana, gjatë një aktiviteti ku u shfaq edhe dokumentari “Në shërbim të betimit”, kushtuar jetës dhe kontributit të tij.

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, vlerësoi veçanërisht kontributin e Adem Shehut në Shqipëri dhe Kosovë, duke e cilësuar atë një figurë që i ka bërë krenarë shqiptarët.

“Sot Shoqata Tirana, birin e vet, komandant Ademin, e dekoron me çmimin më të lartë që jep shoqata jonë, ‘Fisnikëria e Tiranës’. Kontributi që ka dhënë në Kosovë është i jashtëzakonshëm”, tha Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu drejtuar komandantit, Prefekti shtoi: “Lotët e tu në dokumentar janë pastërtia e shpirtit tënd, të një burri të Tiranës, të një shqiptari të madh. Urime dhe suksese, na ke bërë krenarë të gjithëve.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në aktivitet morën pjesë edhe Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, zëvendësministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Alket Veliu, drejtues i Fondacionit “Çamëria”, Liburn Aliu, si dhe Bedri Islami, drejtues i Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Një tjetër moment i rëndësishëm i ceremonisë ishte mesazhi për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Prefekti Hajdari dhe folës të tjerë kërkuan drejtësi dhe lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Katër ish-drejtuesit e UÇK-së u dënuan në shkallë të parë nga Dhomat e Specializuara më 16 shtator 2026, ndërsa vendimi nuk është përfundimtar dhe çështja ka kaluar në fazën e apelimit.

Aktiviteti u mbyll me vlerësime për kontributin e Adem Shehut në luftën e Kosovës dhe për rolin e tij në shërbim të çështjes kombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?