Admir Murataj përcillet për në banesën e fundit (VIDEO)
Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit, Admir Muratajt, grabitësit që humbi jetën dy ditë më parë në një shkëmbim zjarri me policinë në Rinas. Ceremonia e varrimit u mbajt në orën 12:00, në fshatin Çerem, të Tropojës. Veç familjarëve, kanë marrë pjesë edhe banor të fshatit të lindjes së Admirit. Për shkak të refuzimit të lejes nga drejtoria e Burgjeve, vëllai tjetër i grabitësit, Aleksandër Murataj, i burgosur te 313, nuk është lejuar që të udhëtojë drejt Tropojës.
Admir Murataj u vra tre ditë më parë, pas një grabitje spektakolare brenda në aeroportin e Rinasit, në barkun e avionit ku po futeshin thasët me para të 4 bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për tu transportuar drejt Vienës.
Admir Murataj njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Eshtë i martuar me një grua nga Berati e cila jeton me fëmijët në Prezë të Tiranës. Kanë dy vajza, njëra prej të cilave e martuar dhe një djalë. Siç të afërm të tij tregojnë për Shqiptarja.com, Murataj kishte 18 vite që jetonte në Greqi, dhe vinte shumë rrallë në Shqipëri, vetëm gjatë pushimeve verore.


