Aeroporti i Vlorës, Rama: Ja kur do ngrihet avioni i parë

Nga Vlora, në turin e ri të takimeve konsultative me kabinetin, Kryeministri Rama i është rikthyer premtimit për ndërtimin e një aeroporti. “Brenda 2021 do të kryhet fluturimi i parë nga Vlora”, është premtimi i ri që Kryeministri Edi Rama i bën qytetarëve vlonjatë.

Në fjalën e tij Kryeministri parashtroi të gjitha projektet në insfrastrukturë të parashikuara në qarkun e Vlorës. Në këtë kuadër, shefi i qeverisë tha se shpreson që brenda mandatit “Rama 2” të ngrihet dhe avioni i parë nga aeropoti i Vlorës.

Sa i takon qytetit, Rama ka premtuar rindërtimin tërësor të shkollës “Halim Xhelo”, si dhe nisjen vitin e ardhshëm të rindërtimit të bulevardit deri në Skelë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Besoj që brenda vitit të ardhshëm do të fillojmë me rindërtimin e bulevardit të Vlorës. Ambicia jonë është brenda katërvjeçarit të kemi dhe fluturimin e parë në aeroporti i Vlorës. Unë jam shumë optimist për të gjitha këto projekte, që mendoj se janë reale”, tha kryeministri Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?