Afrim Krasniqi: Si e përdorën Saimir Tahirin

Në vijim të diskutimit në “Intervistë”, politologu Afrim Krasniqi, ka komentuar edhe akuzat e rënda drejtuar ish-ministrit Tahiri, i cili akuzohet për përfshirjen në aferat e drogës dhe krimit.

Krasniqi ka theksuar se aktorët politikë, mazhoranca dhe opozita e përdorën këtë çështje, por asnjëra prej tyre nuk e kishte seriozisht, në atë që vërtet përbënte problem.

“Mazhoranca e përdori për të krijuar një lloj mbrojtjeje, ndërsa Opozita e përdori si karrem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në thelb asnjëra palë nuk e kishte seriozisht”, ka deklaruar Krasniqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej ai e ka vlerësuar situatën e krijuar si një të keqe të shqiptarëve, kjo pasi nuk ka më siguri. Sipas tij Shqipëria sot po mbron politikanin që ka pushtet dhe jo njeriun e thjeshtë, ai i cili ka vërtetë nevojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?