Akademia e Shkencave, Rama: I ka mbetur vetëm emri

Kryeministrit nuk i del inati me Akademinë e Shkencave, të cilës i janë ndërprerë edhe fondet. ”Akademisë së Shkencave i ka mbetur vetëm emri. Kërkoj nga studentët që të përfshihen në debat për gjërat që duhet të ndryshojnë”, ka thënë kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë një takimi me studentët e ekselencës, të cilët i ka njohur me nismat e qeverisë për këtë kategori.

Në fjalën e tij, Rama ka premtuar zhvillimin e një procesi akademik cilësor, ku studentëve, sipas tij, nuk do t’u duhet të gjejnë miq apo të paguajnë para për të marrë provimet.

Kryeministri ka theksuar se ekipi i qeverisë për implementimin e paketës për arsimin ka në radhët e tij njerëz me integritet. Ndërkohë, zëvendës ministri i Arsimit, Ervin Demo ka bërë një prezantim të nismave qeveritare për studentët, mes të cilave ka spikatur ajo e projekteve dhe bursave nga fondi i ekselencës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?