Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit
Aktualitet E Premte, 17 Shtator 2021 21:11
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e të enjtes në Rrugën e Kombit, ku një makinë tip Jeep është përplasur me bordurat metalike që kufizojnë rrugën.
Ngjarja ka ndodhur pranë pikës kufitare të Morinit dhe nuk dihen ende numri i personave të përfshirë, por sipas informacioneve paraprake disa persona janë në gjendje të rëndë.
Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje ndërsa mësohet gjithashtu se të aksidentuarit janë nga Maqedonia.

