Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një person. I riu tentoi të kaloi rrugën, por…

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë pranë zonës së Astirit.

Policia e kryeqytetit njoftoi se “rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.

Po shikohet kamerat e sigurisë në rrugë për shpejtësinë e shoferit të makinës në Astir. Por pamjet e fundit tregojnë se i riu që tentoi të kalonte rrugën u godit nga makina dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Policia vëren me shqetsim të madh se në Unazën e Re disa shoferë ecin me shpejtësi, duke bërë gara me njeri tjetrin e si pasojë shkaktojnë vdekjen e qytetarëve ose të vetes së tyre.

Mësohet se policia rrugore e Tiranës ka vendosur që kush kalon shpejtësinë e lejuar në Unazën e Madhe të Tiranës do ti hiqet patenta automatikisht, pasi gjithçka regjistrohet nga kamerat e sigurisë së policisë së shtetit.

 

SHKARKO APP