Aksident me vdekje në Rinas. Ndalohet shoferja

Nje aksident me vdekje eshte shenuar mengjesin e sotem ne ate qe njihet si rruga e Rinasit, aksi qe lidh autostraden Tirane-Durres me Fushe-Krujen.Makina perplasi kembesorin i cili humbi jeten. Policia njoftoi se aksidenti ndodhi ne 07:30. Drejtuesja e automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasja E. D., ka aksidentuar një shtetas që lëviste me biçiklete, ku si pasojë ky shtetas ka humbur jeten.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?