Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, një i vdekur dhe një i plagosur
Një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor pranë qytetit të Gjirokastrës. Mjeti tip Benz u përplas me bordurën anësore të Urës së Viroit dhe përfundoi në pjesën e poshtme të rrugës.
Viktima është 25-vjeçari Sokol Lushaj, i cili ishte ushtar në Gërhot dhe në momentin e aksidentit po kthehej në shtëpi.
Policia po punon për identifikim e personit të plagosur në aksident, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Sipas hetimeve paraprake, mendohet se shkak për aksidentin të ketë qenë errësira e madhe në zonë dhe mjegulla e dendur.

