Aksident në autostradën Vlorë-Levan, 4 persona të plagosur

Një aksident me pasojë 4 të plagosur ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 tek mbikalimi i Panajasë, kur një kamion “Autobot” me targë AA 882 HU, është përplasur me një automjet tjetër tip “Opel” me targë AA 090 HI.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 shtetase të cilat udhëtonin me mjetin tip “Opel” si dhe drejtuesi i kamionit R.G., 26 vjeç, i cili ka marrë plagë në këmbë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?