Aksident në Elbasan, makina merr përpara një grua
Aktualitet E Shtunë, 17 Korrik 2021 05:23
Një këmbësore është aksidentuar në rrugën Elbasan-Metalurgjik nga një mjeti tip “Nissan” me targa Italiane që drejtohej nga 59-vjeçari italian me inicialet P. P.
Sipas policisë 48-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në Komisariat dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

