Aksident në Fier–Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Fier–Lushnjë, pranë Urës së Mbrostarit, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Fiat”, i drejtuar nga shtetasi L. Xh., dhe një automjet tip “Volkswagen”. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe një pasagjer.

Të plagosurit, shtetasi E. T. dhe djali i tij i mitur, janë transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?