Aksident në Fier – Përplaset nga automjeti, 57-vjeçari vdes në sallën e Kirurgjisë

Një 57-vjeçar humbi jetën në spitalin e Fierit pas përplasjes nga një automjet.

Aksidenti u shënua rreth orës 18:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, ku shtetasi Saimir Llakaj, 32 vjeç, banues në Frakull, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “Volkswagen” me targë AA 342 KV, ka aksidentuar shtetasin Sh.K, banues në fshatin Fermë Çlirim.

Ky i fundit ndërroi jetë në sallën e kirurgjisë në Spitalin Rajonal Fier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?