Aksident në Memaliaj, del makina nga rruga, 2 të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën nga një aksident rrugor që ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur.

Viktimat janë drejtuesi i makinës Syrja Sina dhe Luan Bilbili, ndërsa i plagosur ka mbetur Erjon Sinani.

Aksidenti ka ndodhur 4 km larg Memaliajt në vendin e quajtur Krasë, ndërsa shkak është bërë një kafshë shtëpiake.
Viktima Luan Bilbili bëhet e ditur se është shef i financës në Bashkinë Memaliaj, ndërsa Syrja Hysa financier i njësisë administrative Qesarake.

Swiss Digital Desktop Reklama

I plagosur Erjon Sinani është përgjegjës i monumenteve të Kulturës në Tepelenë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të plagosurit nga aksidenti, drejtuesi Syrja Sina tentoi që të manovronte rrugën, pasi i doli përpara një kafshë shtëpiake, por ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para mësohet se dy personat që kanë humbur jetën nuk kishin vendosur rripin e sigurimit në momentin e aksidentit.

/shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?