Aksident tek Unaza e Madhe. Një person në gjendje të rëndë
Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në “Unazën e Madhe” në afërsi të vendit të quajtur “Kodra e Diellit”.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Ford” dhe një BMW X6 të cilët edhe pse udhëtonin në të njëjtin korsi, kanë goditur njëri-tjetrin.
Burimet policore bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Ford” ka marrë plagë të rënda në kokë nga përplasja e fort dhe është dërguar në drejtim të QSUT, por mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetëore.
Paraprakisht shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë e automjeteve dhe lagështia në rrugë.

