Aksident tragjik në Itali, humbin jetën 2 të rinj kosovarë

Një aksident tragjik ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Siena-Bettolle  në zonën Casetta, afërsi të komunës Castelnuovo Berardenga.

Një makinë në bordin e të cilës udhëtonin 3 shtetas kosovarë ka dalë nga rruga duke u aksidentuar rëndë. Dy prej shtetasve kosovarë që udhëtonin me të,  të moshës 21 e 22 vjec kanë mbetur viktimë, ndërsa kosovari i tretë është i plagosur e në rrezik për jetën.

Makina është përplasur me ndarësen e rrugës duke e kapërcyer atë dhe është rrokullisur  me një shpejtësi mjaft të lartë për dhjetra metra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre të rinjtë kosovarë janë me profesionin punëtorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit ndërsa po shkonin në punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia italiane ka hapur një proces hetimor për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti. Supozohet se dalja e makinës nga rruga është shkaktuar o nga dalja papritmas e një kafshe që i ka zënë rrugën o nga lodhja e gjumi që mund të ketë goditur drejtuesin e automjetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?