Aksident tragjik në Zvicër, kamioni godet për vdekje 11-vjeçarin shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një 11-vjeçar shqiptar, nga Maqedonia e Veriut, humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në Bazel të Zvicrës.

Sipas medias zvicerane në gjuhën shqipe, LeCanton27, viktima, nxënës i klasës së 4-rt, u godit nga një kamion.

Ky rast ka shokuar komunitetin shqiptar në kantonin e Bazelit dhe mbarë Zvicrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elior, kishte ditën e tij të fundit në klasën e 4-të. E motra e kishte parë ngjarjen dhe kishte vrapuar drejt nënës për t’i treguar se Eliori është nën kamion

Swiss Digital Mobile Reklama

“Hera e fundit që pashë Elior ishte të enjten në mbrëmje”, kujton Ardian D, babai i 11-vjeçarit, duke shtuar “i thashë natën e mirë”.

Të nesërmen në mëngjes djali i tij ishte ende në gjumë kur Ardiani shkoi në punë si planifikues mirëmbajtjeje.

“Ai e pati ditën e fundit të shkollës si nxënës i klasës së 4-të”, thotë Ardian D, duke shtuar “është e tmerrshme ajo që ndodhi më pas”.

Motra e Eliorit shkon në të njëjtën shkollë me vëllain e saj. Pak para mesditës ajo po ecte më pak se 20 metra pas Elior, i cili thuhet se kishte një skuter me vete, kur ndodhi aksidenti tragjik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?