Aksidentet, Koçi: Kompanitë e sigurimit do të përgjigjen brenda 3 ditësh

Kreu i Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi i ftuar në “Ekopolitikë” në Ora News, thotë se brenda 5 viteve të ardhshme, Shqipëria do të jetë një nga tregjet më të forta financiare në rajon.

Ai thotë se kompanitë do të përgjigjet brenda tre ditësh për aksidentet rrugore.

Pjesa nga deklaratat: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Koçi: Për mendimin tim, jemi duke hartuar strategjinë 5 vjeçare për zhvillimin e institucionin. Së pari si të ndërtojmë konceptim mbikëqyrës të institucionit duke u përballur me dinamikën e tregjeve dhe së dyti, zgjerimi i tregjeve financiare. Strategjia do të prezantohet muajin e ardhshëm dhe me një synim; në 5 vitet e ardhshme nga tregu më i dobët do të jemi tregu më i fuqishëm në rajon. Ne kemi një grup prej 5 këshilltarësh që punon. Në qoftë se do të kemi një treg sigurimi të zhvilluar, në qoftë se kemi fond pensionesh vullnetare të zhvilluara, fonde investimesh, apo bursa, pa dyshim që do të realizohen. Të gjithë takimet që kemi pasur me operatorët e tregut, ata janë shprehur të gatshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në momenti që paguan lekët, ai ka përgjegjësinë publike. Pa dyshim që kompania do t’i përgjigjet dhe me këtë zhvillim që kemi, në qoftë se një dëm brenda tre ditësh nuk paguhet do të nxirret në sistem dhe qytetari nuk ka pse të ankohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?