Aksidentet, policia rrugore me plan të ri masash

Numri i lartë i aksidenteve rrugore, ka çuar në nevojën e më shumë rregullave dhe masave. Për këtë, policia rrugore e kryeqytetit ka hartuar një plan të ri masash. Ky plan vjen për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjes së parametrave të sigurisë, për shkak se pas analizës së bërë kanë rezultuar se kohët e fundit ka pasur shumë aksidente.

Plani i ri i masave:

Planimetria e vendosjes së shërbimeve. Mënyra e kombinimit të radarëve në akset rrugore të brendshme dhe nacionale që lidhen me kryeqytetin. Nëpërmjet saj synohet evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koordinimi i shërbimeve me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat duke evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor. Kontrolli i vazhdueshëm me aparatin “Drager” për parandalimin e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Policisë, ka një shtim të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga këmbësoret. Kjo eshët evidentuar nga analizimi i rasteve të fundit të aksidenteve. Në zbatim të planit të ri të Masave janë hartuar edhe disa detyra shtesë që lidhen kryesisht me vendosjen e shërbimeve të Policisë Rrugore apo të Patrullave të Përgjithshme, në vendkalimet për qytetarët në pikat ku ka më shumë lëvizje të qytetarëve.

Por, kjo nuk lë jashtë vëmendjen edhe pikat e tjera me qëllim monitorimin, këshillimin dhe orientimin e qytetarëve për të respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor. Në rast moszbatimi të tyre, Policia Rrugore ka paralajmëruar se do të vërë në zbatim edhe masat administrative për qytetarët. Ndërkohë, nga të dhënat rezulton se vetëm 24 orët e fundit Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 5 drejtues mjetesh, si dhe janë pezulluar 32 leje drejtimi.

Gjithashtu, janë vendosur 61 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit, 37 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 31 për mosvënie të kaskës mbrojtëse dhe 87 për shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje të semaforit, apo për mangësi të tjera teknike ose në dokumentacion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?