Aksidenti i rëndë, shoferi në luftë me vdekjen, plagosen edhe fëmijë

Tetë persona, mes tyre gjashtë pesë fëmijë kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Gramsh në fsahtin Bërsnik i Sipërm.

Sipas policisë “mjeti autoveturë tip Fuoristradë me targa AA 572 EZ drejtuar nga shtetasi K.D., 30 vjeç banues në fshatin Posnovisht ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gramshit pasagjerët shtetasit; N.H., 55 vjeç, M.A., 25 vjeç, K.F., 9 vjeçe, E.V., 8 vjeçe, A.Sh., 8 vjeçe, L.V., 10 vjeç dhe H.V., 9 vjeçe”.

Një prej fëmijëve dhe drejtuesi i mjetit janë në gjendje më të rëndë, ndërkohë ky i fundit po dërgohet në Tiranë për mjekim me të specializuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?