Ja deri ku arrin çmenduria e aventurierëve të makinave, nga shpejtësia arrin te bordura e Liqenit të Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Një makinë e tipit “X6” e cila po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar mbi barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Mjeti është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë.

Edhe nëse do të duhej për të regjistruar një film hollivudian nuk mund të arrihej dot ngjitja e malores së digës së Liqenit.

Fatmirësisht nuk ka patur njerëz e makina në atë orë dhe moment sepse do të kishte fatkeqsi të madhe.

Nëpër rrugët e Tiranës, në orët e vona të natës, çdo natë shikon aventurierë dhe të droguar që ecin me shpejtësi të çmendur. Ndaj duhet që policia rrugore të  marrë masa drastike ndaj kësaj kategorie drejtuesish automjetesh.

SHKARKO APP