Aksidenti me BMV-X6/ Kush ishte djali i biznesmenit të njohur vlonjat që humbi jetën
Gazatari Enrik Mehmeti bën të ditur për BalkanWeb se 17-vjeçari ishte pasagjer në mjetin që drejtonte kushëriri i tij i parë, Petro Beja 21 vjeç, i plagosur në aksident.

Gropa ku ka rënë mjeti BMV-X6 mësohet të jetë hapur në kuadër të punimeve që po bëhen për kanalizimet e qytetit të Vlorës. Familjarët e viktimës akuzojnë pikërisht firmën që po kryen punimet për aksidentin, pasi sipas tyre, në rrugë mungon sinjalista që të tregonte hapjen e një grope.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, në lagjen “Ujë i ftohtë”, kur automjeti tip “BMV-X6” me targë AA 010 AU, doli nga rruga dhe ra në në një kanal. Dy të rinjve iu dha ndihma mjekësore, por me të shkuar në spital, pasagjeri Kristi Panajoti humbi jetën.
/BW

