Aksidenti me motor, ekspertiza: Kaskat mund të kishin shpëtuar të rinjtë

Në rast se Ergi Dini dhe Kejdi Halili do të kishin vënë kaska mbrojtëse, jetët e tyre mund të ishin kursyer.

Ndonëse ata nuk kanë qenë me shpejtësi të lartë, ekspertiza ka nxjerrë në pah se një manovër e gabuar me motoçikletën dhe mungesa e skafandrave kanë qenë shkaku kryesor i aksidentit tragjik.

Humbja e jetëve të dy të rinjve, njëri prej të cilëve kishte fituar edhe një spektakël muzikor, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miq, të afërm, por edhe fansat kanë shprehur ngushëllimet për Ergi Dinin, të cilin e cilësonin një talent me perspektivë për të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por shoku i tij Kejdi Halili duket se e kishte parandjerë ngjarjen tragjike pasi në rrjetet sociale kishte postuar një thënie të famshme të filmave të garave me shpejtësi të çmendur: “Nëse një ditë shpejtësia më vret, mos qani sepse kam qenë duke qeshur”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?