Aksidenti në Fushë-Krujë, furgoni i proceduar një vit më parë
Lidhur me aksidentin ndodhur një ditë më parë në Fushë-Krujë, ku u aksidentuan fëmijë të dy shkollave, një reagim ka ardhur nga drejtoresha e shkollës publike.
Furgoni në fjalë transportonte nxënës të dy shkollave, raporton portali “Albeu”.
Bëhet fjalë për nxënës të një shkolle publike dhe të një jo publike. Drejtoresha e shkollës publike, Fatmira Sinani, ka deklaruar se furgoni ka qënë i kontraktuar nga prinderit.
Mjeti ka qënë i proceduar një vit më parë dhe pavarësisht kësaj, nuk është marë asnjë masë shtesë. Ajo ka shtuar më tej se 6 prej të lënduarve janë nxënës të shkollës së tyre.

