Aksidenti në Lungomare, sot masa e sigurisë për dy inxhinierët e firmës

Dy inxhinierët e firmës që po kryenin punimet në Lungomare do të njihen sot me masën e sigurisë.

I pari para togave të zeza ka dalë Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit në firmën “Xh & M Sh.p.k”.

Pas tij ka dalë Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas prokurorisë firma ndërtuese dhe dy inxhinierët akuzohen për shkelje të rregullave në punë dhe mosrespekim të kontratës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Prokurorisë, nëse do të ekzistonte sinjalistika, aksidenti do shmangej. Megjithatë Prokuroria thekson se hetimet për aksidentin janë të hapura, në pritje të akt-ekspertimit.

Ndërkohë një ditë më parë Gjykata la në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike drejtuesin e mjetit, që ra në gropën e hapur për punimet e Lungomares, ku humbi jetën 17 -vjeçari Kristo Panajoti.

Seanca për masën e sigurisë ndaj 21-vjeçarit Petraq Beja, u zhvillua në dhomën e spitalit të Vlorës ku ndodhet ku ndodhet që prej natës së aksidentit të rëndë.

Ai ka deklaruar se po ecte me shpejtësi normale dhe se nuk kishte asnjë shenjë që sinjalizonte se po kryheshin punime.

Aksidenti i rëndë u regjistrua mbrëmjen e 26 nëntorit 2016.

9887cena

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?