Aksidenti në Vlorë/Arrestohen dy punëtorë të firmës

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në kuadër të procedimit penal Nr. 2361/2016, në lidhje me aksidentin e ndodhur më datë 27.11.2016, me pasojë humbjen e jetës së një shtetasi, kanë bërë të mundur ndalimin e dy punonjësve të firmës që kryente punimet në rrugën Skelë-Uje i ftohtë “Xh & M Sh.p.k”, Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik,  Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia ka bërë ndalimin e këtyre dy shtetasve, si autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.(Neni 289 i K.Penal).Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes si dhe për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?