Aksidenti/ Shpërthen zjarr i madh në Uzinën e përpunimit naftës, Ballsh

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua mbrëmjen e së enjtes në uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh të hapur pak javë më parë. Sipas burimeve zyrtare nga policia bëhet fjalë për 1 të vdekur dhe të paktën 6 punonjës të lënduar. Personi që ka humbur jetën nga shpërthimi quhet Sh. Muça, 40 vjeç. Tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit.

Ishin banorët e zonës që deklaruan se dëgjuan një shpërthim mjaft të fuqishëm dhe pas panë një zjarr të madh në sektorin 3 të kësaj uzine që merret me transportin e naftës. Drejt vendit të ngjarjes shkuan ambulanca dhe disa zjarrfikëse. Të njëjtat burime thanë se zjarri në uzinë është neutralizuar, por rreziku mbetet për shkak të rrjedhjes së hidrogjenit.

Janë disa zjarrfikëse nga shumë rrethe të vendit të cilët punojnë për shuarjen e zjarrit. Situata po mundohet të vihet nën kontroll, por akoma ka rrezik të madh nga rrjedhja e hidrogjenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj tha se nga bisedat që ka pasur me një prej teknikëve në rafineri, dyshohet që shkak për shpërthimin të jetë bërë valvula që shkarkonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka qenë e shkruar në procesverbal 3-4 ditë më parë, ishin njoftuar edhe eprorët, që valvula nuk punonte dhe shkarkonte. Ishte rritur presioni në maksimum dhe në atë moment ka shpërthyer”, – tha ai.

Valvula dyshohet të ishte e një pompe hidrogjeni. Kryebashkiaku i Mallakastrës tha se shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm, dhe se ka ndodhur në repartin numër 3 të uzinës.

bbb

 

Njoftim i policisë:

Më datën 10.11.2016, në uzinën e Ballshit,  në Repartin nr 3,   ne seksionin 92,  ka ndodhur një shpërthim   i nje  valulave te pompes se hidrogjenit ku  është shoqëruar me flakë te mëdha.

Nga shpërthimi ka humbur jeten Sh. Muça, 40 vjeç nga Ballshi, 1 person eshte ne gjendje te rende, ndersa 4 te tjere  jane jashte rrezikut per jeten.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?