Aksidenti tragjik i mori jetën, djali i biznesmenit dedikim për vëllain: Do vij çdo ditë të të takoj, edhe pse s’do më përgjigjesh
Amarildo Pajtoni u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e një aksidenti rrugor me motor, pas qëndrimit disa ditë në koma. Vëllai i tij, Redion Pajtoni ka bërë një dedikim prekës për ikjen e 27-vjeçarit. Duke ndarë një foto me të vëllanë, i riu i ka falenderuar të gjithë ata që i shkruan për ta ngushëlluar. I riu që humbi jetën është djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit tjetër të suksesshëm Armando Pajtoni. 27 vjeçari, i angazhuar në biznes si administrator i kompanive të familjes, por dhe drejtues i bizneseve të vogla që kishte inicuar vetë, ndërroi jetë dje, më 15 Korrik. Edhe figurat e ekranit kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të riut.
View this post on Instagram