Aksidenti tragjik, motra e Ergi Dinit: S’ka ngushëllim për ne

Dhimbje më të madhe se familjarët nuk ndjen njeri kur humb një njeri i tyre.

Motra e Ergi Dinit, 22-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin e djeshëm pranë urës së Bllokut së bashku me mikun e tij, edhe pse në moment të vështirë gjeti kohën për të falenderuar njerëzit për ngushëllimet.

Barbara Dini, këngëtare edhe ajo, shkruan në rrjetin e saj social Facebook se për të dhe familjen e saj nuk ka ngushëllim pas kësaj humbjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje ajo njofton edhe për orën dhe vendin e varrimit të vëllait të saj: “Faleminderit te gjitheve per ngushllimet edhe pse per ne s’ka ngushellim!Ju lajmeroj se varrimi behet ne ora 15.30 ne Shkoder!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?