Aksidenti tragjik në Greqi/ Në 3 vagonët e parë të gjithë të vdekur, ka shumë fëmijë e studentë

Ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet, imazhet e reja që dalin nga Tempe ilustrojnë përmasat e tragjedisë.

Mediat greke bëjnë me dije se po punohet për nxjerrjen e dy vagonëve të parë të trenit, ndërsa ekipet e shpëtimit po nxjerrin trupat nga vendi i ngjarjes.

Τέμπη: Συγκλονιστικές εικόνες από τη σύγκρουση των τρένων | 1/3/23 | ΕΡΤ

“Ne dërguam 20 vullnetarë të Kryqit të Kuq nga departamentet e Larisës, Katerin dhe Elassona në vendin e ngjarjes. Në tre vagonat e para nuk ishte e mundur të afrohesha shumë, mbërritëm në orën 12:30 të mbrëmjes”, tha një prej personave të forcave të shpëtimit.

“Situata ishte tragjike, pasi kishte shumë të vdekur. Ne gjetëm në fusha 4 deri në 5 persona që nuk ishin gjallë dhe në vagona, kryesisht në tre të parët, nuk kishte asnjë të gjallë”, tha ai.

Ai tha se në mesin e të vdekurve ka fëmijë shumë të vegjël, mes tyre edhe studentë.

“80% e personave ishin nën 30 vjeç”, deklaroi ai.

Greece: drone footage shows aftermath of head-on train crash

SHKARKO APP