Aksioni/ AKU bllokon 41 kg mish dhe 35 kg sallam të pavulosur në Sarandë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dje në Sarandë një sasi mishi prej 41 kg mish qengji dhe derri pa vulë dhe certifikatë veterinare si dhe 35 kg sallam për mungesë dokumentacioni shoqërues.

Sipas njoftimit të AKU-së, trupa inspektuese ka bllokuar 16 kg mish pa vulë dhe certifikatë veterinare në dyqanin e mishit të shtetasit me iniciale H.B, ndaj të cilit u mor edhe masa administrative me gjobë 100 mijë lekë.

Ndërkohë, nga inspektimi AKU ka bllokuar 25 kg mish derri për mungesë vule dhe certifikatë veterinare si dhe 35 kg sallam për mungesë dokumentacioni shoqërues dhe etiketimin e tij në një tjetër dyqan mishi me administrator shtetasin me iniciale K.M.

AKU e ka gjobitur këtë subjekt me 250 mijë lekë për shkak të tregtimit të pasigurt të ushqimit.

Në kuadër të aksionit për garantimin e sigurisë ushqimore, AKU konfiskoi të hënë një sasi mishi që transportohej në bagazhin e një makine në qarkun e Vlorës.

SHKARKO APP