Thirrjet në stadiumin ”Air Albania”: Rama në burg, Berisha në burg

Një banderolë me mesazh politik ka tërhequr vëmendjen në stadiumin “Air Albania” gjatë përballjes mes Shqipërisë dhe San Marinos.

Në një prej sektorëve të tribunave u shfaq mbishkrimi: “Rama në burg, Berisha në burg”. Banderola u vu re nga tifozët teksa ndeshja ishte duke u zhvilluar, duke sjellë edhe reagimin e forcave të policisë.

Efektivët iu drejtuan sektorit ku ishte vendosur banderola për ta hequr atë nga tribuna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në stadium ndodheshin rreth 15 mijë tifozë, të cilët kishin mbushur shkallët për të mbështetur Kombëtaren shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?