Aksioni ne Vlorë, e ndjek policia, shoferi braktis makinën me 215 kg drogë

Plot 215 kg lëndë narkotike u sekuestruan nga policia e Vlorës.

Droga e stivuar në 53 pako me thasë sintetikë u gjet në një makinë e cila mbrëmjen e 6 dhjetorit 2016 po lëvizte në aksin rrugor të lagjes “24 Maji”.

Drejtuesi i mjetit nuk i’u është bindur urdhërit të tyre për të ndaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ndjekies së mjetit, përballë shkollës “Jani Minga” drejtuesi ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes “24 Maji”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Furgon-Fiat” (i bardhë), ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit të saj ka rezultuar me peshë prej 215 kg (kilogram).

Po punohet për dokumentimin e ngjarjes, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimatri kriminale.

droge-vlore

Ne foto: Droga e sekuestruar nga policia

droge-vlore2

Ne foto: Droga e sekuestruar nga policia

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?