Aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk kursen as këshilltarin e PS, Bashkia Shkodër prish shtesën e lokalit të Mirsad Bashës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër ka vijuar edhe këtë herë pa bërë përjashtime, duke përfshirë edhe një përfaqësues të shumicës në Këshillin Bashkiak.

Bashkia Shkodër ka ndërhyrë sot për prishjen e një shtese objekti në pronësi të këshilltarit bashkiak të Partisë Socialiste, Mirsad Basha. Sipas Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), struktura ishte ndërtuar në hapësirë publike dhe për këtë arsye është ndërmarrë aksioni për heqjen e saj.

Ndërhyrja vjen në kuadër të një sërë aksionesh që Bashkia Shkodër ka ndërmarrë muajt e fundit për lirimin e hapësirave publike, me qëllim rikthimin e tyre në shërbim të komunitetit dhe garantimin e aksesit për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?