AKU bllokon thertoret, tregtarët: Kemi një javë pa punë
Prej një javë në Kuçovë është bërë e vështirë të gjesh mish të freskët! Dy thertore në këtë qytet janë bllokuar nga AKU për mosplotësim të kushteve higjeno sanitare dhe kjo ka sjellë edhe bllokimin e punës në dyqanet e mishit.
Në Kuçovë po bëhet e vështirë të gjesh mish!
Prej një javë dyqanet në këtë qytet nuk munden tu ofrojnë klientëve produktin e kërkuar.
Shkak për këtë është bërë bllokimi nga AKU i dy thertoreve të cilat nuk plotësonin kushtet higjeno sanitare.
Tregtarët e mishit në qytetin naftëtarë thonë se shqetësimin e kanë ngritur pranë bashkisë dhe degës së AKU në Berat, por shqetësimi se ku do ti therin bagëtitë nuk ka marrë përgjigje
Tregtarët: “Kemi pesë ditë që kemi mbyllur thertoret dhe nuk na kanë njoftuar se përse dhe ku do ti cojmë ne këto kafshë ti therim.”
“Ne jemi hallexhinj, jemi njerëz që vijmë në punë për tu ushqyer për bukën e gojës dhe nuk e dimë cfarë do bëhet. Kemi fëmijë për të ushqyer, në shkollë. Ja shikojini vetë, janë banakët bosh.”
“Katër dyqane mishi rezultojmë tashmë të mbyllura, ndërkohë që të njëjtin fat duket se do të kenë dhe të tjerë.”
Tregtarët: “Arsyeja është ka ardhur AKU-ja, urdhër nga qeveria dhe është mbyllur pa një pretekst.”
“Na është bllokuar thertorja, ne e kemi vetë thertoren lart sepse e mbarështrojmë mishin e gicit vetë, rrisim gicat vetë.”
“Edhe nëse do vahzdojmë kështu, ne do bëjmë protestat tona, do ngrihemi të tërë sepse jemi pa bukë. Jemi të vdekur, do shkojmë deri te Edi Rama.”
Drejtoritë e AKU në të gjithë vendin kanë nisur një aksion për kontrollin e zinxhirit të mishit, me synim garantimin e një produkti cilësor në tavolinëm e konsumatorit.

