Akuza – Një ditë pas përplasjes në Shkodër, arrestohen 4 tregtarë duhani
Katër tregtarë të duhanit janë arrestuar pasi u përfshinë në përplasjen fizike me punonjësit e antikondrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Shkodër gjatë operacionit të djeshëm
Përmes një deklarate për shtyp policia informon se punonjësit e antikondrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Shkodër po zbatonin plan operacionin në mbështetje dhe nga shërbimet e Sektorit të Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P-Shkodër, me qëllim goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.
Pas hetimeve të kryera u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve:
Arjan Halili, 30 vjeç, banues në Shkodër
Marjan Palalej, 35 vjeç, banues në Shkodër
Denis Zefi, 24 vjeç, banues në Shkodër
Astrit Muçaj, 39 vjeç, banues në Shkodër
Goditen policine- Policia informon: “Gjatë kontrrollit të ushtruar, tregëtarët kanë bërë rezistencë dhe për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur me sende të forta punonjësit e antikondrabandës dhe të policisë, të cilët po kryenin detyrën për konfiskimin e një sasie duhani të grirë, pa dokumentacionin përkatës”
Dosja– Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 235/2 e 236/2 të Kodit Penal.

