Akuza për korrupsion, Apeli liron ish-zv/drejtorin e burgjeve
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-zv/drejtori e Burgjeve, Iljaz Labi, i cili u arrestua me akuzën e korrupsionit me tenderë.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Labin. Ish-zv/drektori i burgjeve u arrestua në korrik të vitit të shkuar.
Hetimeve e organit të akuzës kanë zbuluar se administratorët e kompanive bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderët e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.

