Akuza për korrupsion/ Arrestohen 4 persona, mes të cilëve 3 zyrtarë…

Katër persona, mes të cilëve 3 zyrtarë, u ndaluan me urdhër të prokurorisë së Tiranës nën akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv, në lidhje me legalizimin e një objekti.

Në bazë të veprimeve proceduriale të kryera nga Prokuroria e Tiranës, nisur nga informacioni i referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit, rezulton se shtetasi M.S. ka aplikuar për lejen e legalizimit të një ndërtimi pa leje, në zyrat e ALUIZNI-t, Tiranë, në vitin 2014. Prej asaj kohe, ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje për aplikimin e saj.

Për t’u interesuar për ecurinë e aplikimit, është interesuar vazhdimisht edhe vajza e aplikueses, K. S, e cila është efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në sallën operative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo e fundit është njohur me S. Musallaj, e cila i ka siguruar se kishte njohjet e duhura për të mbaruar punën me dokumentet.

Swiss Digital Mobile Reklama

S. Musallaj ka vendosur kontaktet ndërmjet të interesuarës, K. Sala dhe një punonjësve të Hipotekës së Tiranës, B. Belli. Kjo e fundit, pasi ka konsultuar letrat e aplikimit të bëra nga nëna e K.Salës, ka thënë se nuk ishte punë që e mbulonte institucioni i saj (Hipoteka).

Gjithsesi, punonjësja e Hipotekës i ka thënë të interesuarës se kishte një mikun e saj te ALUIZNI-i i Tiranës, dega Laprakë, e konkretisht, M.Bezhani.

Pas disa komunikimeve ndërmjet personave të mësipërm, është rënë dakord që e interesuara, K.Sala, të paguante shumën prej 6 mijë eurosh tek shefi i ALUIZNI-t për Laprakën, M. Bezhani.

Shuma e parave, në formë ryshfeti, është dorëzuar nga K.Sala tek punonjësja e Hipotekës, B.Belli, ditën e djeshme (dt. 12.11.2017).

B. Belli është takuar pasditen e së dielës me M. Bezhani, duke i dorëzuar shumën e parave.

Në vijim të kësaj “pagese”, ditën e sotme (dt. 13.11.2017), aplikuesja K.Sala ka marrë lejen e legalizimit në bazë të aplikimit të kryer nga nëna e saj në vitin 2014.

Prokuroria e Tiranës ka qenë në ndjekje dinamike të kësaj situate dhe, pasditen e sotme, ka kryer ndalimet e shtetasve, si më poshtë:

K. Sala, punonjësve policie (aplikante)

B. Belli, punonjëse e ZVRPP (Hipoteka) Tiranë

M. Bezhani, përgjegjës zyre ALUIZNI, Laprakë, Tiranë

S. Musallaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?