Akuzat për lidhje me Habilaj, Tahiri i kërkon takim Llallës: Gatit të dëshmojë
Pas akuzave të rënda të Partisë Demokratike dhe kërkesës për arrestim të tij, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar takim kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Takimi mes tyre do të mbahet në Prokurorinë e Përgjithshme.
Një ditë pas arrestimit të Moisi Habilajt nga autoritetet italiane, kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë të pazakontë në orët e para të mëngjesit, tha se Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike për lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë, ndërsa i kërkoi Kryeministrit arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Basha tha se provat qe e impklikojnë Tahirin si kreun e trafikut të drogës në vend janë në tavolinë, të siguruara sipas tij nga partnerët ndërkombëtarë.
Moisi Habilaj, u arrestua si kreu i bandës italo-shqiptare e cila merrej me trafikimin e marijuanës dhe të armëve nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa Partia Demokratike e akuzon si kushëri të ish-Ministrit Tahiri.

