Akuzohet për pasuri të fshehura, gjermani pritet të ekstradohet në Korenë e Jugut /Rrezikon burg me jetë

61-vjeçari gjerman i cilësuar si “Mashtrues” Stephan Morgenstern me bazë në Dubai, u arrestua në gusht 2023 në Tiranë, dhe pritet të  ekstradohet në Korenë e Jugut ku ai përballet me një dënim të përjetshëm.

Gjermani dhe bashkëpunëtorët e tij kanë sekuestruar asete dhe llogari bankare të vlerësuara në 123 milionë euro, që tashmë hetuesit thonë se nuk është as një e treta e të ardhurave të tyre përmes mashtrimeve.

Interpoli dhe prokuroritë përkatëse nga pesë vende që punojnë së bashku, kanë kërkuar bashkërisht nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe ditët e fundit që të ngrijnë asetet e tij miliona në Dubai, ndërkohë që gjuetia për partnerin e tij të arratisur Roman Ziemian është në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruaja e Stephan dhe bashkëpunëtorët e tyre janë tani nën hetime, për të fshehur pasuritë e vjedhura, të krijuara përmes mashtrimit.
Në dhjetor 2022, Stephan Morgenstem u arrestua në Greqi teksa po tentonte të hipte në një fluturim për në Dubai, ndërkohë gjykata greke caktoi ndaj tij ‘arrest në shtëpi’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stephan arriti të ikte në Shqipëri dhe u fsheh deri në arrestimin e tij në aeroportin e Rinasit, ku po priste gruan e tij që kishte mbërritur me një fluturim nga Dubai.

Burime në ambasadën e tyre konfirmojnë se prokuroria e Koresë së Jugut ka lëshuar një urdhër të ri ku shtohen emrat e bashkëpunëtorëve të njohur të Stephan Morgenstern, gruas së tij dhe rrethit të miqve të ngushtë pasi hetuesit kanë vendosur pjesëmarrjen e tyre në një skemë për fshehjen e fondeve dhe pasurive të vjedhura.

Gjatë arrestimit të tij në Tiranë për “Mashtrim në rrethana të rënda” u zbulua se Stephani ka blerë një vilë të bukur në periferi të Tiranës.
Urdhër-arresti kërkon gjithashtu sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, makinave luksoze dhe investimeve të ndryshme të nxjerra nga të ardhurat kriminale, si dhe kërkohej ndalimi i udhëtimit për pasaportat e tyre, mandati u dërgua në Interpol dhe në pritje të miratimit dhe ekzekutimit.

Hetimi i ri ka zbuluar një komplot kriminal në shkallë të gjerë për të strehuar dhe fshehur të ardhurat e krimit, si dhe për të “fshirë të dhënat dhe informacionin e paqartë për të mashtruar drejtësinë”, sipas një burimi të ambasadës sonë.

Masat e reja të prokurorisë janë në pritje të konfirmimit të Interpolit në javët në vijim.

Efektet e drejtpërdrejta përfshijnë ngrirjen e aseteve, konfiskimin e pronave, kontrollin e vendeve të ndryshme dhe mbledhjen e komunikimeve të tyre me të afërmit dhe miqtë që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?