Akuzohet për trafik qëniesh njerëzore, arrestohet pronari shqiptar i lavazheve në SHBA


Arrestimi erdhi 8 muaj pasi një skuadër hetimore zbuloi kushtet katastrofike në zinxhirin e lavazheve që Elezi drejtonte.
Punonjësit e shqiptarit kishin rroga minimale dhe ishin të pasiguruar,shkruan KentOnline.
Në shtëpinë e tij u prangos një vajzë 21-vjeçare, dhe një tjetër 32-vjeçar i paidentifikuar i cili më pas u la i lirë pa akuza.
Rreth 21 punonjës që punonin në lavazhet e Elezit, u morën në pyetje nga policia.
Kur u përball me gazetarët e Al-Jazeera-s, Elezi mohoi t’i kishte keqtrajtuar punonjësit e tij ose t’i kishte dhënë paga të ulëta.
Policia kreu disa operacione blic në linjën e lavazheve të tij të quajtur “USA Car Washes” në Chartham, Aylesford, Hersden dhe Canterbury.
/BW

