Alarm në Lezhë, këputet linja e tensionit të mesëm dhe bie mbi banesa, rrezik për banorët

Një fidër i tensionit të mesëm (TM), që furnizon me energji elektrike fshatrat e Kallmetit, është këputur në hyrje të Lezhës, duke rënë mbi banesa private. Situata paraqet rrezik serioz për jetën e banorëve, pasi telat elektrike ndodhen vetëm rreth 4 metra larg çative të shtëpive.

Si pasojë e incidentit, në njërën prej banesave raportohet se janë djegur disa pajisje elektroshtëpiake. Fidri është pjesë e rrjetit që administrohet nga Njësia Elektrike Lezhë, në varësi të Nënstacionit Lezhë 110/10 kV.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat përgjegjëse për të larguar linjën elektrike nga banesat dhe për të shmangur rrezikun për jetën e familjeve që jetojnë në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 613 (12.4%)
Jo 4338 (87.6%)

Vota totale: 4951