Alarmi/ Çdo familje shqiptare në Preshevë ka një të sëmurë me kancer
Preshevë, 6 nëntor 2017/-Burimeve zyrtare në Serbi raportojnë se gjatë viteve të fundit, rreth 1 000 njerëz kanë vdekur nga tumori në Luginën e Preshevës. Të dhënat tregojnë se të sëmurët janë në moshë 42-55 vjeç. Pjesa dërrmuese e tyre kanë vdekur nga kanceri i mushkërive dhe i gjëndrave tiroide, tumori i trurit, leuçemia etje.
Mediat serbe akuzojnë se shtimi i rasteve më këtë sëmundje është si pasojë e rrezatimit të bombave që u përdorën nga NATO, gjatë luftës në Kosovë.
“Unë jam 73 vjeç. Mbaj mend të gjitha llojet e luftërave. Por unë nuk e mbaj mend se në paqe në këtë kohë ka shumë të rinj që vdesin. Nuk ka asnjë shtëpi në të cilën pesëmbëdhjetë vitet e fundit ajo sëmundje më serioze qe nuk i ka prek. Ajo nuk zgjedh serbët, shqiptarët, romët, Maqedonasit..”,- thotë një qytetar e Preshevës për gazetën serbe “Novosti”.
Preshevajonë.com

