Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në mbështetje të protestës së opozitës, Budina: Të gjithë në orën 18.00 në shesh!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës së opozitës që do të zhvillohet sot në orën 18:00. Regjisori Robert Budina në llogarinë e tij në Facebook përmes një njoftimi bën thirrje që të gjithë sot të bashkohen para kryeministrisë.

“E nisën me grabitjen e pronës publike, për të vazhduar grabitjen e pronës private, të banorëve të Astirit, Bulevardit të ri dhe nesër mund të jetë rradha jote. Ndaj për Teatrin, për dinjitetin, për mbrojtjen e demokracisë, për shëmbjen finale të diktaturës, kundër arrogancës shtetërore, kundër plaçkitjes që kjo qeveri i bën vëndit të vet”, thuhet ndër të tjera në postimin e Budinës.

Postimi i regjisorit Robert Budina: 

Swiss Digital Desktop Reklama

E patëm thënë që në krye të herës, që përpjekja për të shëmbur Teatrin Kombëtar do të shënonte fillimin e rënies së kësaj qeverie që e ka çuar vëndin në kolaps! E nisën me grabitjen e pronës publike, për të vazhduar grabitjen e pronës private, të banorëve të Astirit, Bulevardit të ri dhe nesër mund të jetë rradha jote!
Ndaj për Teatrin, për dinjitetin, për mbrojtjen e demokracisë, për shëmbjen finale të diktaturës, kundër arrogancës shtetërore, kundër plaçkitjes që kjo qeveri i bën vëndit të vet: SOT TË GJITHË PARA KRYEMINISTRISË në orën 18.00, për një Shqipëri më të mirë!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?